Home Botë Bruno: S’i kam meritat vetëm për formën e mirë të Unitedit

Bruno: S’i kam meritat vetëm për formën e mirë të Unitedit

by Republika online

Mesfushori Bruno Fernandes beson se forma e mirë e kohëve të fundit e Manchester Unitedi nuk është vetëm meritë e tij, mirëpo shton se është i kënaqur që është në Old Trafford dhe thotë se vendimi për t’i zgjedhur Djajtë e Kuq në janar ishte i lehtë.

Pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e Bruno Fernandesit, mesfushori portugez u transferua në Old Trafford për 55 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Gazeta Express.

Djajtë e Kuq ishin të bindur se ata po e merrnin një futbollist që mund të përshtatej menjëherë me skuadrën në “Teatrin e Ëndrrave” dhe që mund ta zëvendësojë në mesfushë Paul Pogban e lënduar.

Që nga transferimi i tij, Manchester Unitedi ka qenë në formë të mirë, mirëpo 35-vjeçari nuk dëshiron t’i marrë meritat vetëm për vete.

You may also like

Leave a Comment