Home Botë Klopp lavdërohet nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Klopp lavdërohet nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

by Republika online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është lavdëruar nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, për përçimin e një mesazhi të fuqishëm për botës lidhur me koronavirusin.

Liverpooli e ka epërsinë prej 25 pikësh në krye të tabelës së Premierligës dhe i duhen vetëm edhe dy fitore për ta siguruar trofeun e kampionit të Anglisë për herë të parë në 30 vjet. Megjithatë, se a do ta marrin këtë trofe nuk është e sigurt, tani që sezoni është pezulluar shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Klopp, e ka theksuar se shëndeti është shumë më i rëndësishëm sesa futbolli, përderisa e mbështeti vendimin për ndërprerjen e sezonit në Angli.

“Pikë së pari, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur njëri-tjetrin, flas për shoqërinë. Kështu duhet të sillemi gjithmonë në jetë, por në këtë moment mendoj se kjo ka rëndësi edhe më të madhe”, kishte thënë Klopp.
“E kam thënë edhe më parë që futbolli gjithmonë duket si gjëja më e rëndësishme në mesin e gjërave më së paku të rëndësishme në jetë. Sot, futbolli dhe ndeshjet e futbollit me të vërtetë s’kanë aq shumë rëndësi”.

“Natyrisht, ne nuk duam të luajmë nëpër stadiume boshe dhe nuk duam që ndeshjet ose garat të suspendohen, por nëse duke i bërë këto gjëra ndikojnë që vetëm një individ të qëndrojë i shëndetshëm – edhe nëse është në pyetje vetëm një person – atëherë do t’i bëjmë”.

“Nëse është një zgjedhje mes futbollit dhe shoqërisë më të gjithë, nuk është aspak një garë. Me të vërtetë që nuk është. Vendimi po implementohet për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Ne e mbështesim këtë vendim plotësisht”.

“Ne e kemi parë se anëtarë të ekipeve kundër të cilave garojmë janë prekur nga ky virus. Ky virus ka treguar se të përfshirit në futboll nuk të jep imunitet”.

Këto fjalë i pëlqyen shumë kreut të OBSH-së, i cili reagoi në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter për ta lavdëruar Kloppin dhe Liverpoolin.

“Faleminderit Jurgen Klopp dhe Liverpool për këtë mesazh të fuqishëm për botën. Vendoseni shëndetin e njerëzve në rend të parë, ulni rreziqet, kujdesuni për më të dobëtit dhe keni dhembshuri: Kjo është rruga e OBSH-së”, tha Ghebreyesus.

“Ne do ta fitojmë luftën kundër Covid-19 nëse punojmë së bashku. Kjo është koha e duhur për ta promovuar shëndetin dhe për t’i mbrojtur njerëzit nga koronavirusi. OBSH-ja është mirënjohëse për solidaritetin që po e tregojnë Jurgen Klopp, Liverpooli, Alisson Becker, Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë në botën e sportit”.

You may also like

Leave a Comment