Mërgimtarin e kap malli për Kosovën midis autostradës Salzburg-Munchen: Çmallet në formë interesante (VIDEO)

Një mërgimtar i ka dërguar një video përmalluese Periskopit nga autostrata “A-99” që çon nga Salzburgu në Mynih.

Ai ka inçizuar një veturë Golf V të tipit R8 [ose kështu diçka], dhe i cili e kishte dizejnuar në mënyrë mjaft interesante.

Ajo që ka përmalluar mërgimtarin tonë të dashur është kur ka parë në veturë targat e kësaj veture, e të cilat ishin RKS – domethënë të Republikës së Kosovës, përcjell Periskopi.

Ai i ka dërguar videon redaksisë së Periskopit duke dashur të ndjell më shumë dashuri mes shqiptarëve [sic].

“Për neve mërgimtarëve është kënaqësi… kënaqësi së paku me e pa me tabela RKS. E për neve është kënaqësi me e pa një shqiptar. Kurrgjo kurrgjo, së paku qat RKS që ia ka ngjitë koka shumë e mirë.” – shprehet ai në një mesazh dërguar redaksisë.

Previous post Mblidhet Qeveria, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID-19
Next post Vdes 23 vjeçari kosovar në një aksident në Gjermani (FOTO)