Atdheu flet për lidhjen e tij me Bora Zemanin

Që nga dalja e Atdheut nga emisioni “Për’puthen” është aluduar në media për një lidhje të mundshme në mes të Atdhe Xheravines dhe Bora Zemanit.

Mirëpo, tashmë këto aludime i ka hedhur poshtë vetë ish-konkurrenti i Përputhen.

Atdheu ka deklaruar se mes tij dhe Borës nuk ka asgjë dhe ka shumë respekt për të.

“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu.

Ish-konkurrenti zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.

Atdheu po ashtu po vazhdonë që të jetë i angazhuar me punë në Tiranë./SHQIP.com

Previous post E shëmtuar: Policia inspekton orën policore, por kërkon të mos bëhet zhurmë as në banesa (VIDEO)
Next post “Ti paguhesh nga agjentët rusë”, “A din shkrim lexim”/ PërpIasja e Agim Bahtirit me Vehbi Kajtazin (VIDEO)