Home Kosovë Vëllai publikon pamjet e momentit kur Egzona largohet me një veturë të bardhë (VIDEO)

Vëllai publikon pamjet e momentit kur Egzona largohet me një veturë të bardhë (VIDEO)

by REPUBLIKA ONLINE
Untitled

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar, është lajmëruar te familja e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Albion Imeri, i cili tha se motra e tij i ka thënë se është mirë dhe e sigurt, por se nuk ka treguar se ku ose me kë është.

“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”, ka thënë ai për mediat.

Lexo edhe:  Dhurata Dora dhe Elvana Gjata vijnë me “Gajde”

Ndër të tjera raportohet se ajo ka thënë se do të bëjë çmos për të marrë fëmijët mbrapsht.

Paraprakisht, vëllai i saj në media kishte publikuar edhe disa pamje të kamerave të sigurimit, ku shihet një veturë e bardhë me të cilën ai thotë se është larguar motra e tij.

Egzona, të cilës bashkëshorti i ka vdekur para tri viteve, jetonte bashkë me katër fëmijë e saj (më i madhi 12 vjeç) te familja e burrit të saj.

Lexo edhe:  Osmani: Kurrë s’kam premtuar se marrëveshjet me Serbinë duhet të kthehen në pikën zero

Ndërkaq, festat e fundvitit kishte shkuar t’i festonte bashkë me familjen e saj në komunën e Podujevës./Reporteri

You may also like