Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Ekskluzive: Ky është kosovari që po akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve (FOTO)

Ekskluzive: Ky është kosovari që po akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve (FOTO)

by rks2008


Dje është shënuar 23 vjetori i m asakrës së Izbicës. Një ditë pas përvjetorit të 23-të, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj personit të quajtur, Muhamet Alidemaj, 46 vjeçar nga fshati Kërrninë e Komunës së Istogut.

Aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’Krime lufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Kosovari ja vjedhë shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në kohën e luftës, Alidemaj e kishte ndërruar emrin duke e quajtur veten si Dragan.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me M asakrën e Izbicës, e cila ka ndodhur më 28.03.1999, në fshatin Izbicë, Komuna e Skenderajt.

Hetimet 12 mujore kanë vërtetuar se i pandehuri Muhamet Alidemaj së bashku me persona ende të pa identifikuar të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë në e kzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar. Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

Lexo edhe:  Ky është ish-komandanti i UÇK'së që po dyshohet për fajde (FOTO)

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Speciale, janë marr deklaratat të mbi 100 dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të rastit. Gjithashtu, janë siguruar prova materiale si: video incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me datë 28.03.1999, në fshatin Izbicë, u v ranë popullsia civile e pafajshme.

Prokuroria Speciale njofton opinion publik se hetimi i M asakrës së Izbicës, nuk përfundon me ngritjen e kësaj aktakuze. Rasti është më i madh dhe shumë më kompleks dhe për këtë arsye hetimet janë ende duke vazhduar për të dyshuar të tjerë, për sigurimin e provave tjetra materiale të rëndësishme për zbardhjen në tërësi të kësaj çështje penale.

Lexo edhe:  Me rrogë 1474 euro, kështu i priste “mysafirët” në zyrë ish-shefi i marketingut në RTK (FOTO)

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri Muhamet Alidemaj gjendet nën masën e sigurisë, të paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

You may also like