Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Kush është 19 vjeçarja, e cila dyshohet se është e bija e Vladimir Putin , të cilën ai s’e ka njohur ligjërisht (FOTO)

Kush është 19 vjeçarja, e cila dyshohet se është e bija e Vladimir Putin , të cilën ai s’e ka njohur ligjërisht (FOTO)

by rks2008


“Vajza e fshehtë” e Vladimir Putin ka qenë në qendër të titujve këto javë. Elizaveta Krivonogikh, e njohur më shumë si Luiza Rozova, u bë e njohur si vajza jolegjitime e liderit të luftës nga një media ruse vitin e kaluar. 19-vjeçarja nga Shën Petersburgu mbylli llogarinë e saj në Instagram disa ditë më parë, pasi u përmbyt nga komentet dhe ofendimet në internet.

Mamaja e Luizës është Svetlana Krivonogikh, e cila ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me Putinin në fund të viteve ‘90 dhe në fillimet e viteve 2000. Svetlana punonte si pastruese përpara se të bëhej një nga gratë më të pasura të vendit. Milionerja 45-vjeçare ndoqi Universitetin Shtetëror të Ekonomisë dhe Financës në Shën Petersburg. Në vitin 2021, emri i Svetlanës – dhe më e rëndësishmja pasuritë e saj jashtë shtetit – u përfolën si të lidhura me Pandora Papers.

Lexo edhe:  Vjen ’kërcënimi’ serioz për Kurtin, paralajmërohet destabilizim

Luiza ka lindur në mars të vitit 2003 dhe nëna e saj nuk ka komentuar kurrë se kush është babai i saj. Media ruse Proekt – e cilësuar si një ‘organizatë e padëshirueshme’ nga Putin – dikur shkoi aq larg sa të punësonte një ekspert informatike për të krahasuar fytyrën e Luizës me atë të babait të saj të supozuar. Profesor Hassan Ugail, nga Universiteti Bradford në Mbretërinë e Bashkuar, tha se adoleshentja kishte një ngjashmëri të fytyrës prej 70.44% me Putinin.

Lexo edhe:  “A t’kom thanë mos um hajde n’shpi” – Nip e dajë bëhen llom – Kështu ndodhi ngjarja

Marrëdhënia e Putinit me Svetlanën supozohet se përfundoi kur ai u lidh me gjimnasten Alina Kabaeva, fituese e medaljes së artë olimpike.

Që kur emri i Luizës dhe lidhja e mundshme me Putinin u publikuan vitin e kaluar, ndjekësit e saj në rrjetet sociale u rritën me mijëra. Luiza kishte një llogari Instagrami me më shumë se 84 mijë ndjekës para se ta mbyllte pak ditë më parë. Adoleshentja udhëtonte midis Rusisë, Monakos dhe Parisit në çdo moment dhe ka qenë e dukshme jeta luksoze që bën. Ajo ka krijuar linjën e saj të modës në moshën 18-vjeçare dhe ka qenë e kërkuar edhe si DJ.

Putin është jashtëzakonisht privat, duke e mbajtur thuajse sekrete familjen e tij.

Lexo edhe:  "Pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”

Ai më herët ka thënë: “Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet respektuar”.

Megjithatë, dihet se ai ka dy vajza me ish-gruan Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya, 36-vjeçaren Maria Faassen dhe 35-vjeçaren Katerina Tikhonova.

Ndërsa Luiza nuk është njohur ligjërisht nga ai.

You may also like