Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Ramush Haradinaj kërcënon publikisht Albin Kurtin: I dalim në rrugë

Ramush Haradinaj kërcënon publikisht Albin Kurtin: I dalim në rrugë

by rks2008





Lideri i AKR-së, Ramush Haradinaj e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratën e tij lidhur me listat e veteranëve.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që të mos tallet me listën e veteranëve, ndërsa është shprehur se nuk do ta durojnë më.

“Kurti spo don me zbatu kriterin edhe të pagës minimale edhe për kategoritë e liritë. Unë po thom qitu para tij, i kom duru krejt shpifjet e dallaveret e tij e të tyre. Ka ndodh një proces gjyqësor, mos luaj më shumë me këto kategori?

Lexo edhe:  Defekti në rrugë i detyroi të ndalen, hajnat ua vjedhin mijëra euro mërgimtarëve nga Zvicra

Po kërcënim publik, e serioz, mos bo hajgare me këto kategori mo. Kthejllu njëherë e përgjithmonë, të kemi duru, sepse kemi pas arsye të tjera pse të kemi duru, nuk durojmë pa kufi”, tha Haradinaj në Rtv Dukagjin.

Ai madje tha se nëse Kurti vazhdon me këto tallje atëherë ata do të dalin në rrugë, e nuk do ta lejojnë të hyjnë as në zyrën e tij,

Lexo edhe:  Nuk e keni parë kurrë, kjo është Adelina vajza nga martesa e parë e Sabriut (FOTO)

“Na i dalim këtij në rrugë e i kallxojmë a mundet me hy ai në zyre të vetë, nëse tallet me këto kategori. S’mundesh me i lon këta pa i përfshi në kriter të pagës minimale. Prokuroria le ta gjon kush është fallc, le ta hek individin, por t’i smund t’i vonosh këta”.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti në një emision televiziv ka thënë se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë.

Lexo edhe:  Zbulohet se kush është gruaja që po ia kërkon burrit 10 mijë euro për t’i kthyer fëmijët në shtëpi





You may also like