Bayern Munichu do të ketë një udhëtim të vështirë te Freiburgu në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga.
Bavarezët vazhdojnë të mbesin lider me 63 pikë, gjashtë me shumë se ndjekësi i parë, Borussia Dortmundi.
Në anën tjetër Freiburgu janë në vendin e pestë me 45 pikë dhe po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.