Jose Mourinho vazhdoi luftën e tij me mediat gjatë një konference për shtyp, duke akuzuar një gazetar se i ka “zhytur brekët” në prani të tij.
Mourinho më pas mori një pyetje nga një gazetar, të cilin me sa duket e njihte shumë mirë për shkak të disa deklaratave të tij në një radio.
Bëhej fjalë për gazetarin Alessandro Austini, i cili kësaj radhe e pyeti për mbrojtjen me tre lojtarë dhe Mourinho u ‘befasua’ nga pyetja e tij.
“Prisja një pyetje shumë më të dhunshme nga ju.
Të dëgjova në radio, ishe shumë më agresiv, shumë më kritik, shumë më i dhunshëm. Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë”.
“Përfundimi që unë arrij është se je super agresiv dhe super i dhunshëm në radio, pastaj vjen këtu dhe “e bën në brekë” para meje”, i ka thënë Mourinho gazetarit.