Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Sevillas.
Blaugranasit triumfuan me golin e shënuar nga Pedri, që mjaftoi në fund për duelin që përcaktoi se kush do të renditej pas Real Madridit.
“Sot mundëm një super skuadër, një nga ato që ju i quani “të mëdhenjtë”, ne mundëm një tjetër të madhe”.
Ata janë skuadra më e mirë mbrojtëse në La Liga dhe kishin humbur vetëm dy ndeshje”.
Së fundi, ai tha se “të paktën ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën. Kur nuk varet nga vetja, ne duhet të shikojmë tjetrin.
Është e vështirë që Real Madridi të dështojë kaq shumë, por ne do të përpiqemi deri ne fund”.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me 12 pikë prapa liderit Real Madridit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.