Pasi u përfshi në 5 gola kundër Lorientit të dielën, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka këmbëngulur se mendja e tij nuk është e vendosur në lidhje me të ardhmen.
Ai pritej të largohej këtë verë drejtë Real Madridit por tani ka siguruar tifozët e PSG-së se ata mund ta shikojnë atë përtej vitit 2022 në PSG.
Mbappe tha se vendimin e tij përfundimtar do ta shpallë publikisht kur të jetë gati ta bëjë këtë.
“Nëse do të kisha marrë vendimin tim, do të kisha thënë”, tha Mbappe.
“Nuk kam pse të fshihem, nuk kam vrarë askënd, thjesht dua të marr vendimin më të mirë që mundem. Unë jam ende duke menduar për këtë.
Sepse ka elementë të rinj, parametra të rinj. Unë dua të bëj zgjedhjen e duhur. E di që për njerëzit, kjo kërkon pak kohë”, tha Mbappe.
I pyetur nga gazetarët se a është e mundur të qëndrosh në PSG?, Mbappe tha: “Po sigurisht.”