Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Festa për fitoren e Vuçiqit, ja çka gjeti policia në veri të Kosovës (VIDEO)

Festa për fitoren e Vuçiqit, ja çka gjeti policia në veri të Kosovës (VIDEO)

by rks2008





Krisma të armëve janë dëgjuar në orët e vona të së dielës në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, është parë se nga një makinë një person gjuan me kallashnikov. Kjo prishje e rendit, raportohet se ka ndodhur për shkak të fitores së Aleksandar Vuçiqit, në zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Lexo edhe:  Ky është avokati që ishte cak i suImit në Klinë, në mbrojtje i doli familja Gashi (FOTO)

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike. Me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Rreshteri rrah mizorisht policen në Pejë, e bën për spital





You may also like