Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Incidenti që ndodhi në Gjilan, ishte i qëllimtë –

Incidenti që ndodhi në Gjilan, ishte i qëllimtë –

by rks2008


Komentatori sportiv, Andin Lokaj, është i shokuar me incidentin që ndodhi sot në Gjilan, në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u shqelmua në fytyrë nga një shikues i pandërgjegjshëm.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 90+4, kur rezultati ishte baras (1:1), në kuadër të javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Lexo edhe:  Ata madrilenët i kanë “7 shpirtra”, sikur macet

Lokaj tha se incidenti që ndodhi sot, ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë.

“Incidenti që ndodhi sot në përfundim të ndeshjes Gjilani dhe Ballkani ishte i pashmangshëm dhe i qëllimtë në mënyrë që të njolloset Federata e futbollit dhe Kryetari Agim Ademi

Edhe po të mos shënohej goli siç u shënua, gjasat që të ndodhte incidenti ishin të mëdha.

Lexo edhe:  VIDEO/ Goli i Lionel Messit për PSG-në kundër Montpellier

Jo serioziteti i organizimit të ndeshjes, stadiumi pa rrethoja duke e ditur që është ndeshje derbi dhe e rrezikshmërisë së lartë, më së miri tregon seriozitetin e qytetit të Gjilanit i cili i pati dy javë kohë që të përgatit këtë ndeshje në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Lokaj në profilin e tij në facebook.

Lexo edhe:  Mikel Arteta reveals what he told Arsenal stars after damaging Tottenham defeat

You may also like