Sfida e së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester City-t ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
Me dy skuadrat kryesuese të Premier League-s që do të matin forcat në një përballje të jashtëzakonshme.
Jurgen Klopp foli në një intervistë për “Sport Bild”.
“Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë presin këtë ndeshje mes nesh dhe tyre, dhe ne mezi presim ta luajmë.
Të studiosh Manchester Cityn është një përzierje e kënaqësisë dhe punës. Ke kënaqësi të shohësh Cityn duke luajtur.
Ne do të përgatitemi mirë dhe do të sulmojmë, nuk mund të mbrohemi ndaj një ekipi që sulmon më shumë se kushdo tjetër”, u shpreh Klopp.
Si Liverpooli, ashtu edhe Manchester City, kanë bërë një edicion fantastik e tani janë gati për ndeshjen e drejtpërdrejtë, që mund të përcaktojë fatin e sezonit.
Megjithatë, nuk ndan të njëjtin mendim trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili duket se do të largojë presionin, teksa veçon se ky 90-minutësh nuk do të përcaktojë fatin e titullit.
“Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë, nëse nuk fitojmë ndaj City-t, askush nuk do të mendojë se kaq ishte dhe gjithçka është vendosur.
Gara për titull do të perfundojë në xhiron e fundit deklaroi në fund Jurgen Klopp.