Gjilan- Në seancën e shqyrtimit gjyqësor për v rasjen me t hikë në kafiterinë “Viva La” në Gjilan është dëgjuar dëshmitari Lindor Bunjaku zyrtar policor i cili tha se i akuzuari Bardhyl Zeqiri në ditën kritike vazhdimisht kishte thënë “O shkoni bre te shpija se kanë me ma myt djalin dhe gruan”.
I akuzuari Bardhyl Zeqiri po akuzohet nga prokuroria se me mjet te mpreht i ka marr jetën tashmë të ndjerit Ismajl Cani, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Seanca e të martës ka vazhduar me dëgjimin e deklaratës së dëshmitarit Lindor Bunjaku zyrtar policor, i cili ka deklaruar se lidhur me këtë çështje penale ka hartuar një raport.
I njëjti vazhdoi se me datë 24 qershor 2021 rreth orës 13:00, kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, nga operativa kishin marrë një informatë se është një rr ahje në progres tek shkollat e mesme më saktësisht tek kafiteria “Viva La”, si njësit ishin përgjigjur menjëherë thirrjes.
“Rreth orës 13:06 minuta kemi arrit në vendin e ngjarjes, menjëherë kemi dal nga vetura, kemi parë një grumbull të qytetarëve afër kafiterisë që na kanë bërë me shenjë dhe me duar nga ana e kafiterisë, ne jemi afruar dhe kemi parë një person në hyrje të kafiterisë që bënte me duar dhe ishte i mbuluar në pjesën e sipërme me gj ak, unë i kam dhënë urdhër gojarisht që të shtrihet përtokë, i njëjti është bindur dhe është shtrirë për tokë”, tha dëshmitari Bunjaku.
I njëjti ka vazhduar deklaratën e tij duke thënë se personi i shtrirë për tokë ka qenë i akuzuari Bardhyl Zeqiri.
“Gjendja fizike e Bardhylit ka qenë jo e keqe me disa lëndime, një lëndim e ka pasur në kokë në pjesën e ballit, ku po i rrjedhke gj ak, ne menjëherë kemi kërkuar që të sillet ambulanca, unë dhe oficeri Ismet i kemi dhënë disa paloma që të vendoste në kokë”, deklaroi dëshmitari Bunjaku.
Dëshmitari Bunjaku tha se i akuzuari Bardhyl kishte qenë në gjendje fizike pak a shumë të mirë, kurse sa i përket anës psikike ka qenë i tronditur dhe kishte fol disa fjalë që nuk kishim qenë shumë të qarta, po ashtu ka shtuar se i akuzuari kishte thënë “O shkoni bre te shpija se kanë me ma myt djalin dhe gruan”, këto fjalë i kishte përseritur Bardhyli.
I njëjti tha se personi tjetër që ka qenë brenda lokalit ka qenë i mbuluar në pjesën e epërme me gj ak, duke e parë gjendjen e tij nuk kishin guxuar asnjë polic apo oficerë që të i jepnin ndihmë, me arsye se kishin menduar se mos po e lëndojnë më shumë.