Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus S’ka vend në Psikiatri, Vali Corleone dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

S’ka vend në Psikiatri, Vali Corleone dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

by rks2008


Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për ta mbajtur një muaj paraburgim si i dyshuar për kanosje. Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që i njëjti të dërgohet, nuk pati vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se për shkak se nuk ka pasur vende të lira në këtë Institut, Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, për të mbajtur masën e paraburgimit, që mund të zgjasë deri më 21 prill.

Lexo edhe:  Në ditëlindjen e vjehrrës, Ariana Fejzullahu bëhet me veturë luksoze të vitit 2021 (FOTO)

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria i kërkoi Gjykatës që i njëjti të ndalohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit.

Vali Corleone dyshohet se rreth orës 02:00 pas mesnatës së 21 marsit, me dashje dhe me qëllim të ushtrimit të pushtetit, kontrollit dhe cenimit të dinjitetit te babai i tij, përmes sjelljeve dhe fjalëve ka nxitur frikë duke e kanosur dhe duke tentuar që të njëjtin ta largojë nga shtëpia.

Lexo edhe:  Ky është i riu kosovar që dyshohet se shtyti nënën të bëjë vetëvrasje

Derisa prindërit e tij ishin në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se dije çka të gjen”, duke i shkaktuar dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional. Pasi djali e kërcënoi, babai u detyrua që të largohet nga shtëpia dhe e denoncoi rastin në Polici.

Për shkak të raporteve mes tyre, rrethanave rënduese dhe meqë i dyshuari edhe më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij, Prokuroria ka kërkuar që i njëjti të mos lihet në liri sepse mund të ndikojë në dëshmitarët që i ka familjarë.

Lexo edhe:  “Kur t’vi ka me t’i faru të gjithë, në qershor m’ki aty”, mërgimtari nga Suedia nxehet keq

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës: “Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 (tre) vjet.”

You may also like