Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka paralajmëruar lojtarët e tij se mund të përballen me fatkeqësi në Madrid në ndeshjen e tyre të dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Thomas Tuchel e ka përjetuar rëndë humbjen e Chelseat nga Real Madridi mbrëmë.
“Është një humbje e rëndë. Ishte një nga pjesët e para më të këqija që kam parë nga ne në Stamford Bridge”, ka thënë fillimisht Tuchel për BT Sport pas ndeshjes.
“Niveli i jonë është më i ulët në çdo aspekt, nuk mund ta presësh një rezultat më të mirë me këtë lloj paraqitjeje.
Duhet t’i ndezim motorët të shtunën në Premier League, pa menduar për Bernebeun.
Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, nuk mund të marrim pikë as kundër Southamptonit.
E ndaj Realit ka marrë fund gjithçka”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit.