Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Komandant Malisheva boton libër nga burgu, flet për SHIK-un (VIDEO)

Komandant Malisheva boton libër nga burgu, flet për SHIK-un (VIDEO)

by rks2008





Andi Krasniqi, i njohur me nofkën “Komandant Malisheva”, ka vendosur që shumë rrëfime për aktivitetet e tij t’i hedh në libër.

Krasniqi, i burgosur për rastin “Kumanova” në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka thënë se në libër është rrëfyer aktiviteti i tij në Shërbimin Informativ të Kosovës i njohur si SHIK.

“Në SHIK jam angazhuar pas luftës në Maqedoni që u zhvillua në vitin 2001. Kam qenë i angazhuar në SHIK deri në mbylljen e këtij shërbimi deri në vitin 2008 kur është shpërbë ky shërbim”.

Lexo edhe:  Kjo i ndodhi sot rreshterit që e bëri për spital policën në Pejë (FOTO)

Komandant Malisheva thotë se SHIK ka bërë punë të mira për atdheun.

“Unë nuk kam mundur të gjejë ndonjë të metë. Ju e dini si funksion një shërbim sekret. Ndoshta edhe ndonjë familjar i imi ka mundur të jetë e unë nuk e kam ditur”.

Krasniqi thotë se bashkëpunëtorë në SHIK e ka pasur Fadil Demakun derisa thotë se eprorë e ka pasur Kadri Veselin.

Lexo edhe:  Fisnik Syla mashtroi dy auto sallone dhe iku në Dubai (VIDEO)

Pas shuarjes së SHIK-ut në vitin 2008, Malisheva thotë se është marrë me biznes.

“Kam pasur përfaqësimin e një lloji të kafesë. Klientët kanë pasur respekt për mua dhe ma kanë marrë mjaft shumë kafen. Ai mund të konsiderohet suksesi im më i madh në biznes”.

Krasniqi thotë se pas 30 ditësh do të botojë edhe një tjetër libër por që kësaj radhe ka të bëjë me ngjarjet në Kumanovë.

Lexo edhe:  Kosovari i shkon me revole në shtëpi fqinjit, arsyeja banale

“Vëllimi i dytë ka gjithçka për një ngjarje shumë të dhimbshme. Të përfshira në libër do të jenë të gjitha shërbimet sekrete dhe politikanët e përfshirë”.

Vëllimi i parë ku Komandant Malisheva flet për periudhën e tij në SHIK pritet të del në treg nga dita e hënë.





You may also like