Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Momenti kur nisin arrestimet e policëve në Vërmicë – VIDEO

Momenti kur nisin arrestimet e policëve në Vërmicë – VIDEO

by rks2008





Sot po zhvillohet edhe pjesa e dytë e arrestimeve nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës për zyrtarët policorë kufitar.

Kësaj radhe caku ishte pika kufitare në Vërmicë.

Edhe në këtë rast ngjashëm dyshimet janë për keqpërdorim të detyrës e marrje ryshfeti.

Në këtë aksion siç mëson KALLXO.com pritet të arrestohen disa policq kufitar të Vërmicës.

Gjithashtu siç mëson KALLXO.com në aksionin e sotëm të arrestuar do të ketë edhe zyrtarë policor të Shqipërisë. Pra, ka pasur një bashkëpunim mes dy vendeve për këtë aksion.

Lexo edhe:  Ishte në lidhje me vajzen e saj - Drejtoresha në Kosovë dyshohet se e braktisi maturantin në Budva (DETAJE)

Ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës do të arrestojnë zyrtarët policorë që janë identifikuar se kanë pranuar ryshfet nga qytetarët në kohë të ndryshme për disa muaj.

Të njëjtit do të prangosen e më pas do të dërgohen në objektin e IPK-së për intervistim.

IPK siç mëson KALLXO.com, ka siguruar pamje dhe dëshmi për zyrtarët policorë kufitar të pikës Vermicë përmes teknikave të vëzhgimit dhe masave të fshehta.

Ky është aksioni i dytë që po zhvillohet brenda pak javësh për korrupsionin në pikat kufitare të Kosovës.

Lexo edhe:  Mediumi serb: Djali i politikanit serb u shëtit me veturë zyrtare të Kosovës nëpër Beograd (FOTO)

Në aksionin e parë te IPK janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë. Ata ishin dërguar në mbajtje me vendim të gjykatës.





You may also like