Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

“Mos hajde pa 250 mijë”, zbardhen përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë

by rks2008


Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi.

Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

“Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

Lexo edhe:  “E di sekretin e një arme të rrezikshme”, plaku kosovar kërkon takim me Kryeministrin ose Shefin e Ushtrisë

Pjesë nga përgjimet të zbardhura nga Abcnews.al:

Halimi: He mik

Fatriu: A te thirri?

Halimi: Jo, hala jo

Fatriu: Se ika me henger nje pilaf thashë, qe ti kallzojsh

Halimi: A… sa ndalesh?

Fatriu: Po aç dhjete mimata se… (nuk kuptohet qarte)

Gjate pergjimit, në komunikimin e datës 14/12/2020, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: Hë

Halimi: Kambaru punë ai shoki…

Fatris: Jo bre vallakj

Halimi: Po valiaj E marr ne telefon un q tash, thush kur te afrohesh se ja çova numrin tand, emrin… Edhe…

Fatriu: Eee

Halimi: Për besë, për besë tha, kam ken në zbritje të Kçirë tha, telefoni s bejke me thirr… Po une te kom thirr dhjete here thashe bre… Une jam agjent doganor tha, kam kry pune… Thash, a përmend gje emra aty? Për kokë të djalit tha jo tha s’kam përmend emrin tand hiç, veç tha se sun u lidhem me telefon. Une thashe ta lo porosi, ta lo njerin aty bre.. Edhe (nuk kuptohet qartë) un prita Varja. Po veç kqyr ne darke nje here… Mos u permend gjo atyne se nuk del mire me ju thonë, po veç kqyr në darke nje here, a po.. (nuk kuptohet qarte) a jo.

Lexo edhe:  Gjykata e Speciales dënon me 9 vite burg Nasim Haradinajn e Hysni Guncatin (VIDEO)

Fatriu: Tash sa…(nuk kuptohet qarte) Hajt.

Halimi: Hajt. Shumë mas me rënë në sy jo kaloj, jo kush e ka kalu, se veç ashtu..

Fatria: Jo, jo hajt…

Gjatë përgjimit, në 14/12/2020 ora 12:57:07, Fatri Iseberi komunikon me Halim Shehun e mes tyre veçohet me interes biseda si më poshtë vijon:

Fatriu: A je kund bre?

Halimi: O mik ç’e ne Lezhe vallaj jam, me dhendër, me at (nuk kuptohet qartë) patenten.

Lexo edhe:  Nuk e keni parë kurrë, kjo është Adelina vajza nga martesa e parë e Sabriut (FOTO)

C’a bone ti?

Fatriu: Aa. Hiç vallaj, kesh tu dal e takova at legenin. Engillin (keshtu degjohet), edhe

Halimi: Cilin?

Fatriu: Engillin, edhe… Erdh vetë bre…edhe si aj), tha u bofsh njeqind eursh. Jo or daj thash. Nuk o mirë qishtu thashë. I respektoi gjithe doganat e doganierët e u morr me ta e… Ku u’a q*va rropt. Shkova piva një kafe me të thash, qishtu nuk ban thash. Me m’u thashë, kur morrish dyqind e pesëdhjetë veç thashe hajde, ndrysh thash, jo. Tash une mirremedhe me këto, mirrem me ç’aq thashe…vete. A jo s’mundem tha, me njëqind e pesëdhjetë.

Thashë, jo.

Halimi: Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prape (nuk kuptohet qarte) i degjenerum.

Fatriu: Jo, njeqind e pesëdhejte tha do me mbulu dhe doganiert or ti…Jo or ti thash…

/abcnews.al

You may also like