Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Motra e Haklajve: Si i morën jetën Ilir Konushevcit (VIDEO)

Motra e Haklajve: Si i morën jetën Ilir Konushevcit (VIDEO)

by rks2008


Djali i dytë i familjes, Halili ka qenë anëtar i Partisë së Punës dhe ishte infiltruar para vitit 1990 nga Sigurimi i Shtetit për krijimin e një Fronti Rezistence në Kosovë.

Sipas informacioneve, Halili ka qenë personi që ka siguruar një takim mes kreut të organizatës së rezistencës Mentor Kaçi dhe Ramiz Alisë.

Halil Haklaj ndiqej nga UDB-ja jugosllave dhe në vitin 1988, një gjykatë e dënon për akuzat e furnizimit të guerrilasve me a rmë dhe kalim të paligjshëm kufiri. Lidhja kryesore e vëllezërve Haklaj me UÇK-në ishte major Ilir Konushevci, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramush Haradinajt.

“Fatmiri kishte shumë shoqëri me Ilir Konushevcin, i cili ka qenë një nga kryesorët e UÇK-së, ka qenë furnitori”, – tregon Zylfije Haklaj, e motra e Haklajve.

“Po kam pirë kafe më herët me Ilirin dhe Fatmir Haklaj 4-5 herë dhe aty ka qenë gjithmonë grumbullimi se sa ka mujt me siguru a rmatim për UÇK-në ”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ishte data 9 Maj e vitit 1998. Ilir Konushevci kishte marrë ngarkesën e radhës me a rmë në Shqipëri dhe ishte nisur drejt Kosovës.

Drejtues i kamionit ishte një ushtar i UÇK-së ndërsa në mjet me ta ishte edhe mjeku Hazir Malaj, i njohur si lidhje e afërt me vëllezërit Haklaj.

Lexo edhe:  Kosovari i shkon me revole në shtëpi fqinjit, arsyeja banale

Ai ishte babai i Arjan Malajt, i e kzekutuar nga fisi rival i Haklajve në muajin Shkurt të atij viti.

“Hazir Mala ka ndihmuar, UÇK-në, ka ndihmuar furnitorët e UÇK-së”, – tregon Zylfije Haklaj, e motra e Haklajve.

Kamioni u nis përmes aksit të vështirë Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri. Sapo kalon fshatin Miliska, në vendin e quajtur Poravë, kamioni has në një pritë.

Disa persona të a rmatosur rëndë hapin z jarr me breshëri. Konushevci p lagoset rëndë ndërsa mjeku Malaj shpëton pa lëndime.

Shoferi merr lëndime të lehta dhe sigurohet në një pozicion nga ku kundërpërgjigjet me z jarr. Një prej autorëve të pritës mbetet i p lagosur rëndë.

Në këtë moment, grupi i tyre tërhiqet me shpejtësi. Ata i drejtohen spitalit të Bajram Currit ku mbërrin i v dekur Agim Demiri.

Mjeku Hazir Malaj merr në krahë Konushevcin e p lagosur rëndë dhe niset në këmbë për të kërkuar ndihmë në drejtim të Fierzës.

Pasi kishte ecur pak kilometra, autorët e s ulmit të parë kishin bërë një pritë të dytë pikërisht në këtë vend që shihni rreth 3 kilometër larg hidrocentralit të Fierzës.

Lexo edhe:  Hisen Berisha përplaset me Haki Abazin: Mos fol gjepura, kujdes. Je kah fol me Hisen Berishën, kujdes

“Dhe në këtë kohë Konushevci ka qenë i p lagosur dhe Bislim Dmeiri me disa të tjerë udhëtuan sërish drejt MIliskajës i kanë vr arë, i kanë tërhequr zvarrë k ufomat”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

“Sipas disa informatave që kemi, Ilir Konushevcit i ka ndryshuar axhenda 2-3 herë. Sië i ka ardhur urdhri Ilirti nga lart, ka vepruar.

Mbasdite definitivisht Ilirit i është thënë se duhet” tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

Ndaj mjekut Malaj dhe Konushevcit derdhen breshëri të egra k allashnikovi dhe këtë herë e patën të pamundur të reagojnë. Ata mbeten të v dekur në vend.

Autorët e krimit i tërheqin zvarrë trupat dhe i fshehin poshtë kësaj ure që shihni ku i mbulojnë me gurë. Bislim Demiri, që akuzohej nga Haklajt si organizator i pritës.

Motra e Haklajve zbulon për herë të parë në këtë intervistë se Konushevci, ka pasur kontakte edhe me Bislim Demirin. Nuk dihet arsyeja por besohet se ajo lidhet me krijimin e kushteve për kalimin e a rmëve drejt Kosovës.

“Fatmiri e kishte këshilluar mos ti besonte Bislim Demirit meqenëse kishte lidhje me Draganin, një ndër serbët më të rrezikshëm në Koranicë, kishte dërguar shumë naftë në Serbi kundër Kosovës e Bosnjës.

Lexo edhe:  “Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

I besonte aq shumë sa i kishte dhuruar p istoletën, thuhet se atë ditë pi stoleta e Konushevcit kishte qëlluar mbi vetë Konushevcin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

“Padyshim që në të shumtën e rasteve kemi blerë dhe për ne kanë qenë të njëjtë. Kushdo që ka ofruar ar matim ne kemi qenë të detyruar dhe të obliguar që të komunikojmë”, tregon Avni Ajeti, Veteran i UÇK-së

E vërteta e v rasjes së Konushevcit dhe Malajt nuk u zbardh kurrë nga drejtësia. Hetuesit nuk arritën të bëjnë lidhjen e ngjarjes së Miliskajës me kufomën e Agim Demirit në spitalin e Bajram Currit.

Por, lidhjen arriti ta bëjë vetë Fatmir Haklaj që kishte mbërritur në vendngjarje. Për të nuk kishte dyshim se Demiri ishte organizatori.

Ky i fundit do të ishte vetë vi ktimë e h akmarrjes. Në 28 Gusht të vitit 1998 ai do të e kzekutohej në Bajram Curri.

Ne nuk kemi të dhëna që Fatmiri ka bërë një veprim të tillë, por edhe nëse e ka bërë e ka bërë në rangë kombëtar”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

You may also like