Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Kosovari ia bën “gropën” vetes – E njofton Policinë për një vjedhje të rëndë, del që është i dënuar me burgim

Kosovari ia bën “gropën” vetes – E njofton Policinë për një vjedhje të rëndë, del që është i dënuar me burgim

by rks2008





Një 37-vjeçar i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ishte dënuar për suIm ka rënë sot në prangat e Policisë. Arrestimi i tij u krye pak më ndryshe. Kjo pasi i njëjti ia bëri “gropën” vetes kur e telefonoi Policinë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi i kërkuar nga Gjykata ka denoncuar sot një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në Hajvali.

Lexo edhe:  Kosovari u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Në momentin që njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes kanë intervistuar 37-vjeçarin. Gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj të dyshuarit ekziston një urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas kësaj urdhërese, 37-vjeçari kërkohej për veprën penale “SuIm” dhe në bazë të saj ai duhet të dërgohet në qendrën e mbajtjes në Dubravë që ta vuajë dënimin.

I dyshuari, pas arrestimit është dërguar në stacion dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes në Dubravë.

Lexo edhe:  Pas 4 intervenimeve me sukses, kthehet në Kosovë, i Iënduari që u hodh për të shpëtuar fëmijën në Lumbardhin e Pejës





You may also like