Atletico Madridi nuk do të devijojë nga stili i tyre i zakonshëm i lojës, pavarësisht kritikave të mëdha për lojë defanzive.
Kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, sipas Diego Simeones, Atletico Madridi do të mbrohet.
Këtë e ka thënë trajneri Diego Simeone në konferencë për media duke thënë se do t’i injorojë të gjitha kritikat në drejtim të taktikave të tij.
Unë jam trajner që nga viti 2005 dhe preferoj të respektoj gjithmonë kolegët e mi.
Por janë gjithmonë ish-lojtarët ose trajnerët që vendosin të flasin për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Unë thjesht i injoroj ata tha Simeone.
Simeone më tutje shtoi se ekipi i tij, i cili arriti në finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016, ka një identitet dhe do të qëndrojë me të, pavarësisht se duhet të fitojë ndeshjen e së mërkurës për tu kualifikuar në gjysmëfinale.
Ne jemi kundër një ekipi që luan shumë mirë. Ata bëjnë një lojë shumë e mirë pozicionale, por ne kemi shumë shpresa në këtë drejtim.
Është e qartë se vetëm shpresa nuk mjafton, por ne do të përpiqemi ta çojmë lojën atje ku mund t’i lëndojmë. ata”, shtoi argjentinasi.
“Fjalët nuk thonë shumë, e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë pas fillimit të ndeshjes”, tha në fund Simone.