Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus E rëndë: Vjehrri i merr jetën nuses dhe më pas vetës

E rëndë: Vjehrri i merr jetën nuses dhe më pas vetës

by rks2008





Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të Fierit.

61-vjeçari Xhevahir Hoxha i mori jetën me mjetë të mpreht bashkëjetueses së djalit, Merushe Hazizi.

Më pas Hoxha i mori jetën edhe vetes, duke u varur në një pemë që ishte pas banesës, ku kishte ndodhur k rimi i rëndë, raporton TvKlan.al, përcjell Klankosova.tv.

Lexo edhe:  Ky është ushtari i FSK-së që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe kërcënoi Policinë – Familja e ndau foshnjën 3-muajshe nga gruaja e tij

KonfIikti kishte nisur prej kohësh.

Vëllai dhe motra e Xhevahir Hoxhës tregojnë se ai nuk e pranonte të renë për nuse të djalit.

30-vjeçarja Merushe Hazizi bashkëjetonte prej kohësh me djalin e vetëm të 61-vjeçarit, Fatjonin, dhe ishte nënë e tre fëmijëve nga një martesë e parë.

Edhe Fatjoni ishte i divorcuar dhe baba i një fëmije.

Lexo edhe:  Ky është 18-vjeçari kosovar që vodhi ‘Mercedes G Class’, pronari e ndoqi derisa e kapi (EMRI MBIEMRI)

Ata kishin vetëm 10 ditë që ishin rikthyer në Vidhishtë, pasi kishin jetuar për disa kohë në Vlorë.

Xhevahir Hoxha nuk e ka pranuar nusen e dytë të djalit. Debatet për këtë shkak kanë qenë të vazhdueshme dhe shpeshherë për të shuar konfliktet ka qenë e pranishme edhe policia.





Lexo edhe:  Kosovari i shkon me revole në shtëpi fqinjit, arsyeja banale

You may also like