Real Madridi dhe Chelsean do të zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kmapionëve.
Përballja e parë mes dy skuadrave përfundoi 3-1 për Los Blancos, ndërsa dueli i sontëm që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Për këtë duel, mbretërit do të jenë pa Eder Militao dhe Luka Jovic që janë të lënduar, ndërsa ka dyshime te Ferland Mendy.
Në anën tjetër, The Blues do të jenë pa Ben Chilwell, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley dhe Romelu Lukaku, që janë po ashtu të lënduar.