Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Ky është i riu që i mori jetën vetës – Mesazhi i fundit që i la gruas së tij (FOTO)

Ky është i riu që i mori jetën vetës – Mesazhi i fundit që i la gruas së tij (FOTO)

by rks2008


Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot në orët e pasdites, në fshatin Radashevc të Prishtinës.

Sinjali mëson se i riu që i dha fund jetës së tij është 38-vjeçari, Bajram Ferati.

I ndjeri para se t’i jap fund jetës së tij e njoftoi bashkëshorten përmes telefonit, duke i thënë se do ta v ras veten. Me të marrë këtë mesazh, e njëjta e ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar për mesazhin që ka marrë dhe ka kërkuar nga të njëjti të shkojnë në këtë fshat, ku kishin qëndruar bashkë me burrin e saj gjatë pandemisë.

Lexo edhe:  Ja çka u gjet në vendin ku u vra Hasan Berisha dhe u plagos vëllau i tij (VIDEO)

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vonë. I riu u gjet i shtrirë në tokë, me një plagë në kokë dhe shenja të gjakut, derisa në afërsi të tij është gjetur një armë e shkurt dhe një gëzhojë.

Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

You may also like