Granit Xhaka është i vendosur të qëndrojë te Arsenali.
Ai ka dhënë një intervistë për “Players’ Tribune Football”, ku i ka treguar planet e tij për të ardhmen.
Xhaka ka thënë se ndihet mirë në Londër dhe se e ka ndërmend të qëndrojë aty derisa të fitojë ndonjë trofe me “Gunners”.
“Pas këtij sezoni, i kam edhe dy vjet të tjerë kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub.
Unë dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale. Dhe, pa e arritur këtë, nuk do të largohem”, deklaroi Xhaka