Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Policia arreston kryepolicin në Bllacë, iu merrte para udhëtarëve që hynin në RMV

Policia arreston kryepolicin në Bllacë, iu merrte para udhëtarëve që hynin në RMV

by rks2008





Zëvendësministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, ka konfirmuar për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut.

“Menjëherë pas marrjes së lajmit, kontrolli i brendshëm e ka arrestuar”, konfirmoi zëvendësministri.

Lexo edhe:  Kosovaro u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-së dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

Lexo edhe:  Ky është avokati që ishte cak i suImit në Klinë, në mbrojtje i doli familja Gashi (FOTO)





You may also like