Asistimi i Luka Modric për golin e Rodrygos është një nga më të mirët që keni parë në një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve.
Modric dhuroi një asistim fantastik për të gjetur të vetëm brazilianin Rodrygo, i cili shënoi për rezultat 1-3 dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Ky asistim i yllit kroat ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me fjalë të mëdha për Modricin.
“Pasim i jashtëzakonshëm”, “Magjia e Modricit”, ishin vetëm disa nga komentet e këtij super-asistimi.