Xavi ka thënë se Barcelona do të duhet ta hetojë se si Eintracht Frankfurt arriti të merrte mbi 20 mijë bileta për tifozët në “Nou Camp”, pasi sipas tij ata luajtën një rol të rëndësishëm në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Evropës.
Barcelona pësoi eliminim nga garat evropiane për të dytë herë në këtë sezon, pasi u mund në shtëpi nga Eintracht Frankfurt.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi u ankua për faktin që kaq shumë tifozë gjerman ishin lejuar në stadium, duke e bërë atë të ndihej në një vend neutral.
“Është e qartë se atmosfera ndikoi në eliminim dhe klubi duhet ta shqyrtojë pse ndodhi kjo”.
“Ishte një llogaritje e gabuar nga ana jonë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë. Ishte më shumë se një finale me stadium neutral”.
“Kemi bërë shumë gabime. Kemi bërë gabime në të tre golat dhe duhet të shikojmë veten. Nuk luajtëm mirë”, ka thënë Xavi.