Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus E rëndë: Vdes i riu kosovar në Zvicër, u godit nga vetura derisa po i ikte Policisë

E rëndë: Vdes i riu kosovar në Zvicër, u godit nga vetura derisa po i ikte Policisë

by rks2008





Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës i cili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia është goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur dje në spital, raporton blick.ch.

Siç ka shkruar albinfo.ch, personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë.

Lexo edhe:  Ja si duken sot pesënjakët që nëna nga Kosova i lindi para 25 vitesh (FOTO - VIDEO)

Këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch. Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.

Lexo edhe:  Nuk e keni parë kurrë, kjo është Adelina vajza nga martesa e parë e Sabriut (FOTO)

Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital. Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.

Lexo edhe:  “S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, detaje si ndodhi ngjarja e rëndë





You may also like