Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Familja shqiptare që feston Bajram e Pashkë, anëtarët janë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë (VIDEO)

Familja shqiptare që feston Bajram e Pashkë, anëtarët janë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë (VIDEO)

by rks2008





Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami.

Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane.

Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare. Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve.

Lexo edhe:  Fakte befasuese: Nuk mund ta besoni se në çfarë begatie jetonte populli në kohën e Gaddafit!

Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë Zana, sivjet nuk mundi të agjëronte gjatë muajit të Ramazanit.

Shembuj të tillë të bashkëjetesës fetarë janë promovimi më i mirë i vlerave që ka Shkodra dhe Shqipëria në botë.

Lexo edhe:  Momenti emocionues kur Hysni Gucati arrin në shtëpi dhe përqafon nipat e mbesat (VIDEO)





You may also like