Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan zhvillohet ndeshja e javës së 32-të në La Liga ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit.
Los Blancos janë liderë të kampionatit spanjoll me 12 pikë më shumë se përcjellësit e parë, Barcelona dhe andaluzianët që ndodhen në pozitën e tretë në renditje.
Një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julen Lopetegui dhe Carlo Ancelotti, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.
Real Madridi: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Lucas V. Modric, Camavinga, Kroos Valverde, Benzema dhe Vinicius.