Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “Veç mos dalsha kurrë, kena me pas probleme”, kush është 23-vjeçari kapadai nga Vushtrria

“Veç mos dalsha kurrë, kena me pas probleme”, kush është 23-vjeçari kapadai nga Vushtrria

by rks2008


Zyrtarët policorë nga stacioni policor në Vushtrri janë ballafaquar gjatë ditës së djeshme me një 23-vjeçar, i cili nuk u bindej urdhrave të policisë lidhur me parkimin e një veturë. Përveç që nuk veproi siç urdhëroi Policia, i njëjti shkoi edhe më tej, duke i kërcënuaar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje se si 23-vjeçari nga Vushtrria sillej si ‘kapadai’ edhe në vendin e ngjarjes, por edhe në stacion policor.

Lexo edhe:  Për herë të parë Esat Baushtella tregon a ka qenë i martuar (VIDEO)

I riu, F.SH., u ndalua nga një njësi patrulluese, në rrugë Wesley Ckark të Vushtrrisë, pasi i njëjti kishte parkuar veturën e tij në trotuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia fillimisht i ka dhënë dy vërejtje, që vetura të largohet nga ajo pjesë meqë është e ndaluar, por i riu nuk i është bindur urdhrave dhe zyrtari policor u detyrua t’ia shqiptojë tiketën për kundërvajtje. Kjo bëri që i dyshuar të eskalojë dhe t’i kërcënojjë policët që ishin në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kosovari u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Ai iu drejtua policit me fjalët k ërcënuese “Unë me juve ka me pas problem edhe privatisht, kush k*** jeni ju me m’nal mu, na kena mu zatet apet live”.

Për shkak të kanosjes, njësia policore e arrestoi të dyshuarin dhe e dërgoi në stacion policor. Por kjo siç duket e ndaloi të riun, që të vazhdojë dhe t’i kërcënojjë policët.

Lexo edhe:  Në ditëlindjen e vjehrrës, Ariana Fejzullahu bëhet me veturë luksoze të vitit 2021 (FOTO)

Brenda stacioni policor ai u ishte drejtuar zyrtarëve me fjalët “veç mos dalsha kurrë prej stacionit se keni me pa ju kush jam, pritni ju se nëse unë dal e i marr do sene të mia atëherë e shohim na mirë”.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari është intervistuar nga Njësia e Hetimeve dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti si “kanosje”.

You may also like