Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Ekskluzive: Babai me të birin dhe dy të tjerë, këta janë të dyshuarit për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë

Ekskluzive: Babai me të birin dhe dy të tjerë, këta janë të dyshuarit për rrëmbimin e 24-vjeçarit në Prishtinë

by rks2008


Gazeta Sinjali sot raportoi se janë identifikuar edhe tre të dyshuar të tjerë për rrëmbimin e 24-vjeçarit në lagjen Tasligje të Prishtinës, më 16 prill. Pista e hetimeve është zgjeruar, me ç’rast është gjetur në Podujevë automjeti në të cilin u fut i riu në ditën kur u rrëmbye. Personat e tjerë që u zbuluan si të implikuar në rast janë shpallur në kërkim policor bashkë me të dyshuarin tjetër Albin Hoxha.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit e tjerë që u identifikuan pas veprimeve hetimore janë:

Lexo edhe:  Serbët i vranë gruan dhe 7 fëmijë, ish-ushtari i UÇK bëhet me binjakë pas 20 vitesh (VIDEO)

Alver Baleri, 50-vjeçar (i cili e ka ndryshuar emrin nga Rafet Hoxha në Alver Baleri), babai i të dyshuarit Albin Hoxha

Meriton Krasniqi, 27-vjeçar,

Agon Krasniqi, 21-vjeçar.

Të gjithë të dyshuarit tashmë janë shpallur në kërkim policor dhe veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorin, që të njëjtit të kapen dhe të zbardhet e vërteta e rrëmbimit.

Lexo edhe:  Ja çfarë ndodhi më të fortin që bëri 'llom' vëllëzerit e tij

Përveç zbulimit të të dyshuarve, Policia ka gjetur edhe veturën me të cilën u rrëmbye viktima. Pas veprimeve të marra nga hetuesit policorë, vetura Golf 7 është lokalizuar në qytetin e Podujevës, ku më pas është konfiskuar me qëllim të ekzaminimit.

Ndërsa dy vajzat e dyshuara, njëra 19 e tjetra 22-vjeç, të cilat kanë vënë në grackë të riun, duke e dorëzuar te rrëmbyesit, sipas burimeve të Sinjalit do të hetohen në procedurë të rregullt nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lexo edhe:  Kosovaro u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Prokurori ka marrë vendim edhe për të dyshuarin e tretë, i cili u vetëdorëzua në Polici. Lion Gashi pasi u mbajt për 48 orë është liruar po ashtu dhe ndaj tij do të kryhen hetimet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like