Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus “Pjatat në kuzhinë janë të punuara me ari”, ky është pronari i shtëpisë luksoze në Gërmi që iu pezullua leja e kompanisë (VIDEO)

“Pjatat në kuzhinë janë të punuara me ari”, ky është pronari i shtëpisë luksoze në Gërmi që iu pezullua leja e kompanisë (VIDEO)

by rks2008


Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë sot se Dogana ka gjetur parregullsi dhe shmangie të akcizës te katër kompani që merren me përpunimin derivateve të naftës.

Në mesin e kompanive është edhe ‘Petrol Company’ e cila udhëhiqet nga biznesmeni kosovar, Shkëlzen Jusaj, raporton Insajderi.

Jusaj posedon një shtëpi luksoze në hyrje të Gërmisë, ku vetëm një shandan në dhomën e ndenjës kap vlerën prej njëqind e njëzet mijë euro.

Lexo edhe:  “Jam nënë e dy fëmijëve, të lutem mos të më mbesin fëmijët në rrugë”, shkrimi emocionues i nënës drejtuar Armend Mujës pas kundërshtimit të Trustit

Jusaj në një emision në televizionin 21 ka treguar shtëpinë e tij me detaje, duke filluar nga dhoma e ndenjes e deri tek pjatat dhe gotat në kuzhinë të cilat janë të punuara me ari.

“Ndërsa në kuzhinë të gjitha pasjet janë të punuara me ari” ka thënë ai derisa po e promovonte shtëpinë e tij.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar lejet për katër kompani të derivateve të naftës, të cilat merren më përpunimin dhe shitjen më shumicë të këtij produkti.

Lexo edhe:  Kosovari i shkon me revole në shtëpi fqinjit, arsyeja banale

Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim dhe In Oil, janë kompanitë e dyshuara, të cilave u janë pezulluar lejet, tha sot ministrja Hajdari në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Hajdari theksoi se bazuar në faktet e Doganës këto kompani rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit.

Lexo edhe:  Serbët i vranë gruan dhe 7 fëmijë, ish-ushtari i UÇK bëhet me binjakë pas 20 vitesh (VIDEO)

Video nga minuta 05:10

You may also like