Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Hashim Thaçu vjen me mesazh të fuqishëm për Kosovën nga burgu

Hashim Thaçu vjen me mesazh të fuqishëm për Kosovën nga burgu

by rks2008


Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-shefin e saj, Hashim Thaçi, dje në Hagë.

Ajo ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së e kanë përpara vetes betejën për ta mbrojtur luftën çlirimtare.

Çitaku tha se Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë i gëzohen sukseseve të Kosovës edhe nga atje dhe nuk përpiqen të ndikojnë politikisht në Kosovë, duke përgenjeshtruar raportin e “Freedom House” ku përmendet ish-presidenti Hashim Thaçi.

Lexo edhe:  ​Gjermania po kërkon punëtorë: Deri në 558 mijë vende pune janë aktualisht të lira

“E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo edhe:  Shkolla private në Kosovë braktis maturantin në Budva, familjarët e nxënësit: Gjithçka u bë në shenjë hakmarrje

You may also like