Ralf Rangnick mendon se Liverpooli është në një tjetër nivel, derisa “Reds” e shkatërruan mbrëmë skuadrën e tij duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4:0.
Trajneri gjerman ndihet i mllefosur me paraqitjen e ekipit, i cili asnjëherë nuk ishte kundërshtar i barabartë me Liverpoolin.
“Nuk besoj se një formacion tjetër do të mund të ndryshonte diçka.
“Është një humbje e turpshme, zhgënjyese, ndoshta edhe poshtëruese. Na duhet ta pranojmë se Liverpooli është gjashtë vjet përpara nesh.
Kur ka arritur Jurgen Klopp, janë bërë ndryshime në klub, të cilat e kanë sjell jo vetëm skuadrën, por edhe klubin dhe qytetin në një nivel të ri.
Kjo është ajo që duhet ta bëjmë ne në afatet e ardhshme kalimtare”, përfundoi trajneri i përkohshëm i Man Utd.