Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Ne donim të fitonim, donim të arrinim në finale

Ne donim të fitonim, donim të arrinim në finale

by rks2008


Stefano Pioli është shprehur i frustruar me vendimin e gjyqtarit për anulimin e golit të Ismael Bennacerit sonte ndaj Interit.

Milani u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi pësoi humbje 3:0 nga Interi.

“Rossonerët” arritën të shënonin gol në minutën e 66-të me Bennacer, por goli i tij nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje të Kalulu, sipas gjyqtarit.

Lexo edhe:  5 Arsenal players who underperformed against Newcastle United

Rreth këtij rasti që ka shkaktuar polemika të shumta ka folur edhe trajneri i Milanit pas ndeshje.

“Ne donim të fitonim, nuk e arritëm këtë. Sigurisht që ishim përballë një kundërshtari të fortë. Nuk mendoj se parqitja ishte për 3-0, por Interi shënoi në momentet e duhura”, shtoi ai.

“Kur pëson tre gola, do të thotë se kundërshtarët luajtën me më shumë cilësi dhe ne bëmë gabime.

Lexo edhe:  Arsenal reach ‘full agreement’ for Mikel Arteta’s first summer signing

Nuk na munguan as mundi, as intensiteti, as shanset, por nuk ishte nata jonë.

Ne donim të arrinim në finale, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën që të dëshmojë veten në garën e Serie A, sepse ne kemi gjithçka që duhet për të shkuar deri në fund”, ka deklaruar Stefano Pioli.

Lexo edhe:  Ronaldinho tregon pasuesit e Messit dhe Ronaldos

You may also like