Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Lojtarët që priten të largohen nga Manchester Unitedi në verë

Lojtarët që priten të largohen nga Manchester Unitedi në verë

by rks2008


Trajnerit holandez Erik ten Hag, thuhet se do t’i jepet një buxhet prej 200 milionë eurosh për transferime nëse ai merr drejtimin e Manchester United këtë verë.

Trajneri 52-vjeçar i Ajax-it besohet se është në prag të marrëveshjes për një kontratë trevjeçare për të marrë drejtimine skuadrës nga “Old Trafford”.

Me United që thuhet se është duke planifikuar për të larguar deri në 10 lojtarë të ekipit të parë të largohen nga klubi, trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq” do të jetë i zënë në tregun e transferimeve.

Lexo edhe:  Karim Benzema barazon me gola legjendën e Real Madridit

Sipas “Daily Mirror”, një buxhet prej 200 milionë eurosh do të jetë në dispozicion për Ten Hag për të forcuar skuadrën e tij.

Raportet shtojnë se Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Aaron Wan-Bissaka të gjithë mund të shiten për të sjellë fonde.

Ndërsa Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Lee Grant, pritet të largohen kur kontratat e tyre të skadojnë në qershor.

Lexo edhe:  Goal publikon renditjen e re për Topin e Artë 2022

Ten Hag mendohet se është i vendosur të sjellë me vete sulmuesin brazilian Antony nga Ajaxi, ndërsa lojtarë si Christopher Nkunku i RB Leipzig, Paulo Dybala i Juventusit dhe Pau Torres i Villarrealit janë gjithashtu në listën e dëshirave të holandezit.

Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick tha të martën se ai pret që deri në 10 lojtarë të rinj të mbërrijnë në “Old Trafford” këtë verë.

Lexo edhe:  Mikel Arteta refuses to defend Arsenal players after Newcastle defeat

You may also like