Copyrighted.com Registered & Protected
Home Sport Nëse nuk i fitojmë të gjitha ndeshjet, Liverpooli shpallet kampion

Nëse nuk i fitojmë të gjitha ndeshjet, Liverpooli shpallet kampion

by rks2008


Manchester City triumfuan me rezultat 3:0 ndaj Brightonit.

Kampioni aktual i Anglisë e riktheu primatin në Premierligë me vetëm një pikë më shumë se Liverpooli, gjashtë ndeshje pa përfunduar sezoni.

Trajneri spanjoll e di se si mund të festojë në fund ekipi i tij në kampionatin anglez.

“Sa i përket titullit, ne nuk jemi të çmendur: nëse gjatë rrugës i lëshojmë dy pikë, mjafton thjesht një barazim dhe Liverpooli mund të shpallet kampion.

Nëse i fitojmë të gjitha, do të jemi ne kampionë. Lojtarët e dinë këtë dhe do të provojmë.

Lexo edhe:  Cagliari dhe Interi – Shiko këtu ndeshjen

Shpresojmë që lodhja të mos peshojë shumë, por e dimë ekzaktësisht se çfarë ndeshje të vështira na presin.

Do të provojmë t’i fitojmë të gjitha takimet. Nëse kjo ndodh, do të festojmë, nëse nuk ndodh, do ta komplimentojmë Liverpoolin”, përfundoi Guardiola.

City i kishte ikur goxha shumë Liverpoolit muaj më parë, por “Citizens” patën rënie të formës dhe gabime gjatë rrugës, ndërsa “Reds” ishin të pandalshëm dhe iu afruan liderit në vetëm një pikë.

Pra, gjashtë xhirot e fundit në Premierligë do të jenë mjaft “të nxehta” dhe emocionuese.

Lexo edhe:  Ata madrilenët i kanë “7 shpirtra”, sikur macet

You may also like