Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues (DOKUMENT)

Kabineti i Thaçit del të jenë pajisur edhe me shurdhues (DOKUMENT)

by rks2008


Kabineti i qeverisë së ish-kryeministrit Hashim Thaçi kishte blerë pesë paisje të cilat për funksion kishin ndaljen e zhurmës së a rmëve të z jarrit.

Në dokumentin e siguruar nga SHQIP.com të datës 2 mars 2011, figuron se kabineti ishte furnizuar fillimisht me pesë a rmë dhe në kuader të po të njëjtës blerje, ishin blerë edhe pjesë të tjera si shurdhues.

Bashkë me pjesët përcjellëse ato kishin kushtuar 19 mijë euro.

Në dokument figuron se janë blerë pesë shurdhues të llojit MP 7 A1.

I pyetur se pse është dashur a rma të mos lëshoj zë në rast përdorimi, Tahiri është përgjigjur se kërkesa për tu pajisur me a rmë me shurdhues kishte ardhur nga njësia e sigurimit të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Kerkesa ka ardhur nga njësia e sigurimit për nevojat e tyre. Janë marrë nga ata, jane kthy kur e kanë përfundu mandatin edhe kaq”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  S'ka më sorra: Skenderaj vendos aparaturat e shtrejta për largimin e sorrave nga qyteti

Ndërsa shton se a rmët me shurdhues janë përdorur vetëm nga zyrtarë të policisë dhe njësia e sigurimit të Thaçit.

“Ato janë asete të zyrës së Kryeministrit edhe janë dorëzuar. Ato (a rmët me shurdhues) janë përdor prej policisë dhe njësisë së sigurimit të kryeministrit prej këtyre dy parëve janë përdor”, tha Tahiri.

I njëjti mohoi se a rmën të cilën e ka poseduar të ketë pasur mjete përcjellëse, shurdhues.

“Jo, jo, ska pasë”, përfundoi Tahiri për SHQIP.com.

Por, a lejohen shurdhuesit sipas ligjit të përdoren në Kosovë?

Avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi ka sqaruar se sipas Kodit Penal, askush nuk ka të drejtë të ketë shurdhues.

Lexo edhe:  “O s’e kam marrë rrogën bre…”/ Vajza në këtë qytet e bën për spital babain pasi nuk i dha para

Gashi – Bytyqi tha se nuk i lejohet personave civil e as zyrtarëve të posedojnë shurdhues.

“Në asnjë mënyrë, askujt nuk i lejohet”, u shpreh ajo.

“Shurdhuesi të lë hapësirë për të dyshuar se është ndonjë motiv i thellë, eventualisht ta kryej dhe të mos lë shenjë”, tha avokatja.

Më tej ajo shtoi se të pasurit një pajisje të tillë, nuk është pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucionit që lëshon a rmë.

“Me sa jam në dijeni, nuk është pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institucionit kompetent që lëshon a rmë. Nëse blehet një a rmë e tillë, menjëherë tregon rrezikshmërinë dhe motivin e thellë që eventualisht të kryehet ndonjë vepër penale, pa zhurmë”

Lexo edhe:  “Jam gati të vdes për ty, për këtë punë s’të fal se të kam paralajmëru”, kështu nisi konfIikti mes vëllezërve (VIDEO)

Madje, ajo tha se në raste të tilla, Prokuroria do duhej të niste hetime mbi rastin.

“Konsideroj se në këtë rast, Gjykata në krahasim me a rmët e rëndomta, në praktikë mund të shqiptoj dënime apo edhe të hetoj rastin pse janë a rmët me paisje pa zhurmë”, u shpreh avokatja.

Një javë më parë, Shqip.com ka raportuar se si stafi politik i ish kryeministri Hashim Thaçi ishin pajisur me a rmë z jarri.

Në mesin e tyre rezultojnë te jenë ish-shefi i kabinetit, Abelard Tahiri, ish-shefi i stafit Bekim Çollaku dhe Isni Thaçi.

Përveç a rmëve ata kishin blerë edhe 20 mijë fishekë./Shqip.com

You may also like