Presidenti i PSG-së, sheiku Al-Khelaifi, kërkon të bindë me çdo kusht Kylian Mbappen që të qëndrojë në Paris, edhe pse ylli francez shihet më pranë Realit të Madridit.
Sot, është zhvilluar një takim mes nënës së futbollistit dhe Emirit të Katarit në Doha.
PSG ende nuk është dorëzuar dhe po tenton ta bindë atë me një kontratë të re.
Kontrata e fundit që i ka ofruar PSG yllit të saj është jashtëzakonisht e lartë, ku Mbappe do të bëhej futbollisti më i paguar në botë.
Gazeta franceze ‘Le Parisien’ ka raportuar se presidenti i PSG-së, Al Khelaifi i ka bërë një ofertë tri vjeçare Mbappes, nga e cila do të fitojë 50 milionë euro në sezon.
Kontrata është dy vjeçare, por që është opsioni për vazhdimin edhe për një vit tjetër.
Gjithashtu Mbappes i është premtuar edhe një shumë prej 100 milionë eurove në momentin që nënshkruan kontratën si ‘çmim besnikërie’ nga parisienët.
Në rast se do ta vazhdojë kontratën me Parisin për tri vitet e ardhshme, Mbappe do të fitojë hiq më pak se 250 milionë euro, pa përmendur edhe bonuset e shumta që mund t’i arrijë francezi gjatë këtyre tre viteve.