Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Vëllezërit Ibishi nga Skenderaj dhurojnë mbi 5 mijë kg miell për të varfërit

Vëllezërit Ibishi nga Skenderaj dhurojnë mbi 5 mijë kg miell për të varfërit

by rks2008





Vëllezërit Ibishi nga fshati Klinë e Poshtme të Skenderajt, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Londër të Anglisë, kanë dhuruar 5,100 kilogramë miell, për familjet me kushte të rënda ekonomike, transmeton DrenicaOnline.

Lajmin për këtë ndihmë e bëri të ditur Bujar Ibishi, gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës, Fadil Nura.

Lexo edhe:  Ky është 67-vjeçari kosovar që u gjet i vdekur në shtëpi, jetonte i vetëm (FOTO)

Ai tha se vëllezërit Ibishi kanë shprehur dëshirë që të ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre në Skenderaj, me miell, tani në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari Nura është shprehur falënderues ndaj bashkatdhetarëve, për dhurimin kësaj ndihme, për familjet që jetojnë me asistencë sociale./DrenicaOnline/





You may also like