Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus E rëndë: Ky është i riu që vdiq në vendin e punës (FOTO)

E rëndë: Ky është i riu që vdiq në vendin e punës (FOTO)

by rks2008


Fatos Zekolli është i riu që mbrëmë tragjikisht u mbyt nga rryma.

I riu është nga Bllaca e Suharekës dhe vdiq në Pejë derisa po kryente punime me eskavator.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjete sociale të cilët thanë se viktima ka vdekur pas një aksidenti nga rryma elektrike.

Policia e ka konfirmuar këtë ngjarje të rëndë për Klankosova.tv, derisa tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me të.

Lexo edhe:  “Ma ke shkatërru jetën, kom me t’myt”, detaje nga ngjarja

“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

Lexo edhe:  “Jam gati të vdes për ty, për këtë punë s’të fal se të kam paralajmëru”, kështu nisi konfIikti mes vëllezërve (VIDEO)

You may also like