




Dje në rrugën “Hamdi Gashi” në Vushtrri, një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj e ka k anosur përmes telefonit disa herë në intervale të ndryshmë kohore.





Burimet e Sinjalit njoftojnë se gruaja kishte pranuar mesazhe me fjalët: se veç që të rrinë policia mrena në dhonë me ty, ajo është tjetër sen, se e sheh ti, t’kallëzoj unë, se banesën ki me liru e me dalë në rrugë.





Mirëpo kjo nuk është hera e parë që çifti nga Vushtrria ballafaqohen me policinë, pasi më 10 prill të këtij viti ata kanë raportuar një rast pas një mosmarrëveshje dhe v iktima ka urdhër mbrojtje.





I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është liruar, i ka marrë disa gjëra personale në banësë dhe është larguar.
Gruaja më dëshirën e saj, ka shkuar në banesën ku ka jetuar me bashkëshortin.