Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Vdekja e dy vëllezërve, dëshmitari: Nga mali u dëgjuan të shtëna dhe fjalët ‘nalu qitu’, ‘ma bre burrë’

Vdekja e dy vëllezërve, dëshmitari: Nga mali u dëgjuan të shtëna dhe fjalët ‘nalu qitu’, ‘ma bre burrë’

by rks2008


Dëshmitari J.G. në gjykatoren e Gjykatës së Pejës ka rrëfyer para trupit gjykues se kishte dëgjuar të shtëna arrmësh nga mali, në të cilin ai së bashku me viktimat R e A.B kishin shkuar për të prerë dru.

Një gjë të tillë dëshmitari G. e tha në seancën e së premtes në rigjykimin në të cilin i pandehuri B.P, po akuzohet për v rasjen e vëllezërve B.

Në aktakuzë përshkruhet se deri te momenti kritik ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të prerjes së pyllit, pronë e familjes së të pandehurit Panxha.

Dëshmitari G. sqaroi se me të ndjerit B. kishte pasur shoqëri dhe se në korrik të vitit 2017 kishin vendosur të shkojnë në mbrëmje në një mal në fshatin Kosuriq për të prerë drurë.

Të ndjerët së bashku me dëshmitarin ishin nisur me dy qerre kuajsh rreth orës 9 të mbrëmjes në një mal, të cilën dëshmitari nuk e dinte se kujt i përkiste.

“I kemi ndal qerret me kuaj pak ma larg malit. A. mbeti me kuajt kurse unë me R. u afruam tek mali për të përcaktuar se ku dojmë me pre dru. Më pastaj R. më tha të shkoj ti marrë motorsharën dhe kuajt”, tha dëshmitari.

Derisa ishte duke shkuar tek qerret me kuaj, dëshmitari tha se kishte qenë rreth 15 metra larg kur kishte ndëgjuar se dikush i kishte bërtitur nga mali R. me fjalët “nalu qitu”.

“Tani unë kam ngajt me vrap dhe kam shku te A. dhe i kam thënë se dikush është në mal. A, më tha se po jam ka e ndëgjoj”, tha dëshmtari.

Në këtë momente, dëshmitari tregoi se R. kishte bërtitur duke i paralajmëruar që ata të mos vinin në mal. G. sqaroi se kishte dëgjuar edhe fjalën e fundi të R. derisa kishte thënë “Ma bre burrë”.

“Tani A. ka mësy me shku të vëllau i tij R. Unë ia kam ngjitë për krahi dhe i kam thënë mos shko. A ka mësy me shku dhe ka bërtit se kush hamami jeni ju dhe i ka shajtë dhe më pas ata kanë gjujt në drejtim tonin”, tha dëshmitari G.

Lexo edhe:  "O LSHOM" - Publikohet momenti kur rreshteri suImon zyrtaren policore në Pejë (VIDEO)

Pas kësaj situatë, dëshmitari kishte marrë qerren me kali dhe kishte shkuar tek shtëpia e viktimave B, ku kishte takuar nënën e viktimave, Sh.B të cilës i kishte treguar se i kishin gjuajtur me aarmë në mal.

Më pas dëshmitari me veturën e tipit Golf II e së bashku me nënën e viktimave dhe dëshmitarin Sh.B kishin shkuar tek mali për t’i kërkuar vëllezërit B, mirëpo aty nuk i kishin gjetë përveç se kishin parë gjjak në tokë.

Dëshmitari sqaroi se kur kishin shkuar për ti kërkuar vëllezërit Berisha kishin lënë veturën Golf 2 tek mali ndërsa pasi ishin kthyer me Polici tek Golfi kishin parë kufomat e vëllezërve B.

“Ka pas njerëz në mal ende sepse arsyeje përse pe them këtë është se kur e lam herën e parë kerrin Golf 2 kufomat skanë qenë aty, ndërsa kur u kthyem me polici, kufomat kanë qenë ku e kemi lënë Golfin 2. Atë natë, dëshmitari sqaroi se me kërkesën e Shakës kishin shkuar tek një shtëpi në fshat dhe e dëmtuara kishte bisedaur me disa persona, bisedë të cilën dëshmitari tha se nuk e kishte ndëgjuar pasi kishte qëndruar në makinë”, tha dëshmitari.

Lexo edhe:  “O s’ki me pas vend kun, pa ta q* nanën pIumb s’e la”, kështu ndodhi ngjarja mes babait dhe djalit

Lidhur me këtë fakt, prokurori Agron Galani e ballafaqoi dëshmitarin me dëshminë e tij në prokurori, i cili kishte thënë se kishte dëgjuar këtë bisedë dhe e dëmtuara i kishte thënë atyre se djemtë e saj kishin shkuar në malin e tyre.

“Jo s’kam ndëgju. Se kam thënë këtë në prokurori”, tha dëshmitari.

Ndryshe, kjo seancë u ndërprerë, pasi kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu kishte seancë të ekstradimit mirëpo mbrojtësi i të pandehurit, P, avokati Besnik Berisha kërkoi seanca e sotme të mosvazhdonte dhe marrja e tërthortë në pyetje të dëshmitarit G. të bënte seancën e radhës.

“Koha që kemi në dispozicion nuk mjafton dhe ndërprerja e marrjes në pyetje nga ana e mbrojtjes neve si mbrojtje na dëmton”, tha avokati Berisha.

Seanca e radhës u caktua me 25 maj 2022.

Ndryshe, me 9 shtator 2021, Gjykata e Apelit e ka prishur aktgjykimin dënues të Gjykatës së Pejës, ku kjo e fundit, me 23 vite burgim efektiv, e kishte gjykuar të akuzuarin B.P për v rasjen e dyfishtë të vëllezërve R e A.B në pyllin e familjes P.

Gjykata e Apelit e mori këtë vendim, pasi ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit të angazhuar në shkallën e dytë, avokatit Besnik Berisha, por edhe sipas detyrës zyrtare ka gjetur se vendimi gjyqësor ishte i përfshirë në shkelje procedurale.

Ndryshe, më 16 shkurt 2021, P. është gjykuar me 23 vite burgim efektiv. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharaxhiu, në dënimin e të akuzuarit llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Aktakuza e ngritur më 13 gusht 2017, nga Prokuroria Themelore në Pejë, ngarkon B.P, se më 21 korrik 2017, në pyllin e fshatit Kosuriq, ka privuar nga jeta tani të ndjerët, vëllezërit R dhe A.B.

Lexo edhe:  Për tokën e një serbi u pIagosen dy kosovarë në Klinë (VIDEO)

Në aktakuzë përshkruhet se deri te momenti kritik ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve për shkak të prerjes së pyllit, pronë e familjes së të akuzuarit.

Siç thuhet në aktakuzë, në orën 21:00 të natës kritike, tani të ndjerët, vëllezërit R dhe A. B, së bashku me dëshmitarin J.G, ishin nisur me dy qerre me kuaj për të prerë drunj në pyllin e të akuzuarit.

“I lënë qerret me kuaj buzë rrugës dhe dëshmitari J. së bashku me R. hynë në pyll dhe pasi nuk vërejnë asgjë, R. i thotë J. shko merre kalin me qerre se bashku me A. dhe të fillojmë me pre dru”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, pasi dëshmitari G, ishte nisur për ta thirr tani të ndjerin, kishte dëgjuar atë duke biseduar me dikë.

Në atë moment, sipas aktakuzës, i pandehuri B.P me aarmë automatike shkrep tre fishekë dhe A. B niset në drejtim të vëllait të tij R.B dhe përsëri i akuzuari gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, duke i privuar nga jeta tani të ndjerët dhe pastaj trupat e tyre i largon nga pylli, duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes.

Me çka, ngarkohet se ka kryer veprën penale “V rasje e rëndë”, nga nenit 179, par.1, lidhur me pikën 1.11 të Kodit Penal, për të cilin parashihet dënmi me burgim jo më pak se 10 vite burgim ose dënim me burgim të përjetshëm. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

You may also like