Copyrighted.com Registered & Protected
Home Fokus Drenicasi i cili e la Italinë thotë “Nuk mund të jetoj pa dhi” (VIDEO)

Drenicasi i cili e la Italinë thotë “Nuk mund të jetoj pa dhi” (VIDEO)

by rks2008





Në fshatin Kopiliq të Skenderajt, gjendet një fermë e vogël, ku brenda saj ka një numër të madh të dhive, për të cilat kujdesi është tejet i madh.

Këto dhi qumështore janë të dëgjueshme, të buta dhe të lehta për t’u kujdesur.

Pronari i kësaj ferme, Bashkim Sahiti, i cili ka qenë luftëtar i UÇK-së, pas luftës kishte shkuar në Itali ku kishte punuar për një periudhë kohore.

Lexo edhe:  “S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, detaje si ndodhi ngjarja e rëndë

Mirëpo, ky shtet nuk i kishte lënë përshtypje.

Tash, pothuajse e gjithë dita i shkon duke u kujdesur për to dhe thotë se kurrë nuk e mendon që të punojë diçka tjetër.

Aq shumë i është përkushtuar, sa Sahiti ka një ritual. Para gjumit, gjithmonë shkon për t’i shikuar dhitë nëse janë mirë.

Ish-ushtari i UÇK-së ka 210 krerë dhi dhe pret ta rrisë numrin.

Lexo edhe:  “Më preu në besë, Maliq Daka e ftoi djalin e ti, vëllaun e ti, djalin e vëllaut dhe një tjetër, krejt t'armatosun"

Ai tha se këtë fermë e ka ngritur vet, pa ndihmën e askujt.





You may also like