Këtë mesjavë do të rikthehet Champions League me ndeshjet e para gjysmëfinale.
Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai në mes të Manchester Cityt dhe Real Madridit.
“Los Blancos” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në udhëtim, ndërsa ata i ka paralajmëruar sulmuesi i “Citizens”, Gabriel Jesus.
Gabriel Jesus është i vetëdijshëm se Man.City do të ketë punë mjaft të vështirë në të dyja përballjet, por e tregon ndërkohë edhe mënyrën se si mund të dalin djelmoshat e Pep Guardiolës me kokën lartë nga këto dy sfida.
Ai kërkon nga shokët që ta krijojnë një avantazh nga loja e parë në “Etihad Stadium”, pasi më pas i pret “ferri” në “Santiago Bernabeu”.
“Duhet ta fitojmë ndeshjen e parë, sepse në Bernabeu Reali bën magji.
Mënyra e suksesit për ne do të jetë nëse luajmë me personalitet”, deklaroi sulmuesi i Cityt për të përditshmen spanjolle “Marca”.